Muja: Draft-statuti i Asociacionit s’do të dërgohet në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

Deputeti i VV-së, Armend Muja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka mohuar se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Unë nuk besoj që anëtarësimi në KiE është çështje tranzaksionale, është çështje vlerore, dhe për këtë arsye duhet ta mbajmë të tillë, në kuadër të kritereve të KiE listohen kritere sa i përket demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe normalisht që ka edhe të drejta për komunitetet joshumicë dhe ato janë kriteret. Mbi bazën e këtyre është hartuar një raport jo vetëm nga raporti i Bakoyannes, mirëpo ka pasur juristë eminentë që kanë parë dhe kanë rishiku çdo aspekt rregulltiv kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe ata i kanë listu ato parakushtet esenciale dhe asnjë nga to nuk është formimi i Asociacionit”, ka deklaruar Muja.

Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputeti i LVV-së beson se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.

Po ashtu, ai ka theksuar se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të bllokuara për shkak të mosvotimit nga ana e partive opozitare në Kuvend kapin shifrën prej 390 milionë eurosh.

“Është një bllok i rëndësishëm i marrëveshjeve me BE-në. Është marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në tregun e vetëm të BE-së… Gjitha këto marrëveshje ndërkombëtare kapin shifrën prej 390 milionë euro, dhe mjerisht për shkak të pjesëmarrjes së opozitës me theks të veçantë një parti opozitare dhe mospërkushtimi i partive opozitare po mbesin të bllokuara”, ka thënë Muja.

Mes të tjerash, ai ka thënë se është duke u punuar për sigurimin e votave të projektligjit të kodit civil, dhe i njëjti, sipas tij, do të sillet në Kuvend sa herë që shumica parlamentare siguron votat e garantuara.

“Aktualisht ka kohë që është duke u punu për sigurimin e votave, sepse duhet të sigurohet fillimisht kuorumi më pas edhe votat, që duhet të jenë minimalisht 61 deputetë dhe të votojnë për. Ka diversitet të mendimeve, por e rëndësishme është që fillimisht kuvendi të ketë kuorum dhe më pas të reflektohet. Por është e rëndësishëm që çdoherë që shumica parlamentare e siguron që ka votat e garantume, ai do të sillet në Kuvend”, ka thënë ai.

Tahiri: Asociacioni nuk është kusht, Kosova e meriton të jetë anëtare e KiE-së

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika