Murati për koeficientin e pagave: Nuk po e mbajmë sekret, por janë duke u bërë llogaritjet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave, ka thënë se nuk është duke u mbajtur i fshehtë nga Qeveria e Kosovës, por që janë duke u bërë llogaritjet në koordinim me informatat që vijnë nga organizatat buxhetore

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, të cilën e kishte paralajmëruar për të diskutuar për çështjen e tatimit në pronë, është pyetur nga gazetarët edhe për koeficientin e pagave.

Ministri Murati ka thënë se Ligji për paga dhe koeficientët janë duke u përllogaritur, ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore.

” Është duke u përllogaritur, ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore. Momentin kur bëhet mbledhja e këtyre, mund të dihet vlera e koeficientit”, ka thënë Murati.

Ndërsa, i pyetur se a do ta marrin qytetarët pagën me rritje në muajin në vijim, ai ka thënë se ligji për paga nuk e përcakton rritjen e pagave, por koeficientin e pagave, ndërsa ka thënë se rritja e pagave përcaktohet me ligjin për buxhet.

“Rritja e pagave përcaktohet me ligjin për buxhet, Ligji i Pagave i përcakton koeficientët”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, për çështjen e tatimit në pronë, Murati ka thënë se faturat e tatimit në pronë janë rritur, pasi tatimi i tokave është bërë duke u bazuar në ligjin që është miratuar në vitin 2018.

Murati: Faturat e tatimit në pronë u rritën si rezultat i ligjit që u miratua më 2018

 

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika