Mushkolaj: Polcia s’ka nevojë për simbolika koti, por paga të dinjitetshme

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për “simbolet e kota si “Darka e Lamës”, por ka nevojë për paga dinjitoze dhe sigurim shëndetësor

Fotografi ilustruese

Analisti politik, Imer Mushkolaj, lidhur me organizimin e darkës së njohur si “Darka e Lamës” për Policinë e Kosovës, ka thënë se ky organizim është i pavlefshëm dhe se duhet të fokusohemi në çështje më të rëndësishme në mënyrë që atyre t’u ofrohen kushte më të mira.

Mushkolaj ka theksuar se pjesëtarët e Policisë kanë nevojë për paga të dinjitetshme, shtesa për rrezikshmërinë e punës, si dhe sigurimi i duhur jetësor dhe shëndetësor.

“Policia nuk ka nevojë për simbolika koti, si Darka e Lamës. Ka nevojë për pagë të dinjitetshme, shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim jetësor e shëndetësor”, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, Mushkolaj.

Kritika e Mushkolajt vjen pas lajmit ku disa pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) të Policisë së Kosovës refuzuan të marrin pjesë në këtë darkë.

Ky refuzim nga ana e tyre sipas burimeve të Dukagjinit erdhi për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre për pagesën e rrezikshmërisë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin ata kanë thënë se “Presidentja ka darkuar me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetër, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”.

Tutje në përgjigje thuhet se ata “Kanë qenë. Aktiviteti i është dediku policëve të rënë në detyrë. Prezentë kanë qenë familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe qindra policë nga disa njësite”.

NJSI është njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika