Një pjesë e njësisë që kryen aksionin në Banjskë nuk morrën pjesë në darkën e thirrur nga Osmani dhe Kurti

"Burimet e Dukagjinit bëjnë me dije qe bojkoti i kësaj njësie ka ndodhur pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, sidomos ajo për pagesën e rrezikshmërisë"

Darka tradicionale që njihet si “Darka e Lamës” kësaj radhe është shtruar në kampin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymeri”.

Por, jo të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës i janë bashkuar kësaj darke.

Një pjesë e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) nuk kanë marrë pjesë në këtë organizim.

Sipas burimeve të Dukagjinit kjo ka ndodhur pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, sidomos ajo për pagesën e rrezikshmërisë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin ata kanë thënë se “Presidentja ka darkuar me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetës, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”.

Tutje në përgjigje thuhet se ata “Kanë qenë. Aktiviteti i është dediku policëve të rënë në detyrë. Prezentë kanë qenë familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe qindra policë nga disa njësite”.

NJSI është njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika