Mushkolaj: Nuk shoh realizim të premtimeve nga qeverisja Kurti

Imer Mushkolaj ka folur rreth për punës së qeverisë Kurti, duke u shprehur i zhgënjyer për mosmbajtjen e premtimeve të bëra në disa prej fushave më të rëndësishme

Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj i ftuar në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se pas 15 muajve të qeverisjes Kurti, nuk ka parë asnjë mbajtje të premtimeve në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës.

“Kanë kaluar gati 15 muaj të kësaj qeverisjeje të Kurtit, që i bie një e treta e këtij mandati, dhe unë si qytetar nuk po shoh asnjë ndryshim apo realizim të disa drejtimeve të mëdha që i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, përkundër punëve të përditshme të tyre që duhet të kryhen’’, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka numëruar disa nga premtimet e bëra që nuk janë mbajtur ende, të cilat i  ka cilësuar si mjaft shqetësuese për qytetarët.

“Psh nuk po shoh ndërtimin e 40 çerdheve publike në Kosovë, pra asnjë prej tyre nuk ka filluar edhe pse është bërë një e treta e kësaj qeverisjeje, e të mos flasim për fondin sovran, bankën zhvillimore, ngritjen e pagave minimale dhe ende nuk është vendosur përfundimisht ligji për pagat’’, ka theksuar analisti.

Mushkolaj e ka përmendur edhe ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifin, duke thënë se edhe përkundër faktit që është një profesor dhe doktor i mirë, nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi gjatë menaxhimit të tij.

“Sa i përket çështjes së shëndetësisë, ministri Latifi mund të jetë doktor dhe profesor i mirë, por për çështjet e mëdha të shëndetësisë nuk po shoh vizion të tij në zgjidhjen e problemeve’’, ka shtuar Mushkolaj.

Analisti ka folur edhe për çështjen e infrastrukturës, duke thënë se nuk është bërë asnjë lëvizje sa i përket vazhdimit të punëve në rrugët e Kosovës.

Ndër të tjerash, ai ka theksuar se është mjaft skeptik që në pjesën tjetër të mandatit mund të mbahen pjesa më e madhe e premtimeve, duke thënë se edhe pse Qeveria ka gjetur probleme prej qeverive të kaluara, këto arsyetime mund të bëhen për dy tre muaj e jo për një vjet qeverisje.

Mushkolaj, gjithashtu, është shprehur se për qytetarët e Kosovës duke e cilësuar edhe veten në këtë rast, është mjaft zhgënjyese mosmbajtja e premtimeve për problemet të cilat hasen gjatë jetës së përditshme.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika