Nagip Krasniqi i jep lamtumirën KEK-ut: Humbëm disa beteja kyçe, nuk arritëm të fitonim

Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, përmes një letre ia ka dhënë lamtumirën e tij KEK-ut, duke thënë se gjatë këtij rrugëtimi ka takuar liderë frymëzues, sipërmarrës të pasionuar e profesionistë të përkushtuar, por në anën tjetër ai është shprehur se nuk kanë arritur në objektivin e tyre përfundimtar, duke theksuar se kanë humbur disa beteja kyçe gjatë rrugës

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ia ka dhënë lamtumirën e tij vendit ku punonte, duke thënë se rrugëtimi i tij ka mbaruar, ndoshta jo në mënyrën më të mirë që do të donte të përfundonte.

Krasniqi ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë ulje-ngritje, kohë të vështira, por sipas tij, edhe disa momente gëzimi dhe kënaqësie.

“Gjatë këtij udhëtimi takova disa njerëz përrallorë, liderë frymëzues, sipërmarrës të pasionuar, profesionistë të përkushtuar, njerëz plot pasion, dëshirë dhe vullnet, punonjës që nuk kursejnë asgjë, veçse dhanë kontributin e tyre të plotë dhe maksimal në përballimin e krizës energjetike, duke punuar fort në transformimin e kompani nga një organizatë klubi e një vendi bamirësie në një kompani të vërtetë komerciale me qeverisje dhe menaxhim të duhur, duke u kujdesur për punonjësit e saj dhe palët e interesuara”, ka thënë Krasniqi në “Linkedln”.

Krasniqi është shprehur se nuk kanë arritur në objektivin e tyre përfundimtar, duke shtuar se humbën disa beteja kyçe gjatë rrugës.

“Por, ne lamë edhe disa gjurmë të mira pas dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Ne gjithashtu lamë pas disa njerëz vërtet të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimin dhe përfundimisht do të përfundojnë transformimin”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i Nagip Krasniqit në “Linkedln”

Kujtojmë që më 24 prill të këtij viti, Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka liruar nga detyra Nagip Krasniqin.

Lexo më shumë: KEK-u liron nga detyra Nagip Krasniqin

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhej në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika