NATO dënon fuqishëm sulmin ndaj EULEX-it

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës, mbrëmjes e së shtunës

NATO





Zëdhënësja kryesore për Aleancën e Atlantikut të Veriut, Oana Lungescu, ka deklaruar se NATO e dënon fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse në një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, ajo ka theksuar se misioni i NATO-s dhe KFOR-it, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë mandatin e OKB-së në Kosovë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërsa, pasi EULEX-i bëri njoftimin se iu është sulmuar një patrullë, ka thënë se nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Portali Dukagjini.

Po ashtu, sipas njoftimit, EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika