Në Antarktidë zbulohen baktere me gjene rezistente ndaj antibiotikëve

Bakteret e zbuluara në Antarktidë, nga ana e shkencëtarëve po pretendohet se kanë potencial që të përhapen jashtë rajoneve polare

Bakteriet në Antarktidë
Bakteriet në Antarktidë

Bakteriet në Antarktidë janë zbuluar me gjene që u japin atyre rezistencë natyrale antibiotike dhe antimikrobike.

Madje, besohet se kanë potencialin të përhapen jashtë rajoneve polare, sipas shkencëtarëve në Kili.

Andres Marcoleta, një studiues nga Universiteti i Kilit, i cili drejtoi studimin  tha se këto “superfuqi” që evoluan për t’i rezistuar kushteve ekstreme përmbahen në fragmente të lëvizshme të ADN-së që mund të transferohen lehtësisht në të tjera.

“Ne e dimë se tokat e Gadishullit Antarktik, një nga zonat polare më të prekura nga shkrirja e akullit, strehojnë një shumëllojshmëri të madhe bakteresh. Dhe se disa prej tyre përbëjnë një burim të mundshëm të gjeneve stërgjyshore që japin rezistencë ndaj antibiotikëve.”

Shkencëtarët nga Universiteti i Kilit mblodhën disa mostra nga Gadishulli Antarktik nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Studiuesit zbuluan se bakteriet Pseudomonas, një nga grupet mbizotëruese të bakterieve në Gadishullin Antarktik, nuk janë patogjene, por mund të jenë një burim i ‘gjeneve të rezistencës’, të cilat nuk ndalohen nga dezinfektuesit e zakonshëm si bakri, klori ose amoniumi kuaternar.

Megjithatë, lloji tjetër i bakterieve që ata hulumtuan, bakteriet Polaromonas, kanë “potencialin për të çaktivizuar antibiotikët e tipit beta-laktam, të cilët janë thelbësorë për trajtimin e infeksioneve të ndryshme”, tha Marcoleta.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika