Në “Ballkonin e Hapur” Kurti i përgëzon udhëheqësit e Mitrovicës së Veriut për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi mirëpritën sot në Ballkonin e Hapur për një mëngjes pune, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetaren, Katarina Adançiq dhe drejtues të drejtorive komunale të kësaj komune.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, në këtë takim temë diskutimi ishin qeverisja komunale, arritjet dhe sfidat si dhe bashkëpunimi me nivelin qendror.

Kurti i ka përgëzuar ata dhe stafin e Komunës për punën dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Temat qendrore ishin qeverisja komunale, arritjet dhe sfidat, dhe bashkëpunimi me nivelin qendror. Kryeministri Kurti dhe ministrat Rašić dhe Krasniqi u njoftuan rreth punëve të drejtorive, shërbimeve komunale të cilat po shtohen në vazhdimësi, investimeve në mirëmbajtjen e rrugëve e hapësirave publike dhe bashkëpunimit me agjencitë qendrore. Nga drejtorët komunalë u veçua progresi dhe përgatitjet për fillimin e procesit të legalizimit të objekteve dhe hartimit të planit zhvillimor, krijimi i databazës për rastet sociale që kanë nevojë për mbështetje institucionale, rekrutimi i stafit të ri profesional, funksionalizimi i zyrës komunale të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, ku deri më tani janë regjistruar 89 biznese, pastaj funksionalizimi i intranetit dhe fillimi i digjitalizimit të arkivës si dhe planet për ofrimin për herë të parë të shërbimeve digjitale përmes e-kioskut”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth mundësive për bashkëpunime të reja me ç’rast Kurti i ofroi kryetarit Atiq dhe nënkryetares Adançiq mbështetjen e plotë të tij edhe të ministrive të linjës në adresimin e kërkesave dhe propozimeve të tyre.

“Kryeministri Kurti i përgëzoi drejtuesit dhe stafin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për punën dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarë, pa dallim, për përbërjen multietnike të kabinetit qeverisës dhe për bashkëpunimin e mirë e profesional me ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit në realizimin e projekteve në interes të komunës. Ai i ofroi kryetarit Atiq dhe nënkryetares Ađančić, mbështetjen e plotë të tij edhe të ministrive të linjës në adresimin e kërkesave dhe propozimeve të tyre që për qëllim kanë zhvillimin ekonomik e social të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe rritjen në cilësi dhe efikasitet të shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika