Në koma prej 2 ditësh, drejtuesit e policisë së Tiranë vizitojnë në spital avokatin e Sali Berishës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv.drejtori, Alket Shatro gjatë ditës së sotme e kanë vizituar avokatin e Sali Bertishës, Sokol Mëngjesi, i cili dy ditë më parë u godit me sende të forta në kokë nga tre persona

Foto: Euronews Albania

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv.drejtori, Alket Shatro gjatë ditës së sotme e kanë vizituar avokatin Sokol Mëngjesi në Spitalin e Traumës.

Gjendja shëndetësore e avokatit, i cili njihej nga publiku edhe sipërfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, paraqitet e rëndë.

Ai u godit mëngjesin e 29 majit me sende të forta në kokë, nga tre persona në zonën e ish-bllokut teksa çonte në kopsht djali e tij./Euronews.al

Lexo më shumë: Avokati i Sali Berishës sulmohet nga tre persona

Policia ka nisur hetimet për t’i identifikuar autorët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika