Nën dyshimet për spiunazh arrestohet arsimtari Fehim Sali nga Dragashi

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

RTK raporton se Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

Sipas raportimit, Sali punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Më herët, ai ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

RTK raporton gjithashtu se ndaj tij ekzistojnë dyshime se është marrë me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, si dhe se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Rasti është duke u trajtuar nga institucionet kompetente.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për t’i konfirmuar këto informacione. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh në Merdare

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika