Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

Pamje nga Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, 15 prill 2024.

Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka deklaruar tutje ajo.

Mes tjerash, ajo ka kujtuar edhe mundin e ish-sekretares së Shtetit, Madeline Albright, për çlirimin e Kosovës.

Osmani: Do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë

Ndryshe, presidentja Osmani më herët kishte theksuar se Kosova ka qenë një nga katër shtetet e përzgjedhura për këtë qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika