Osmani: Do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e rëndësishëm të grave në përcaktimin dhe promovimin e paqes dhe sigurisë në vend, duke përmendur kontributin e tyre gjatë rezistencës paqësore, luftës së UÇK-së dhe në procesin e shtetndërtimit

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se edhe gjatë dhe pas luftës ka qenë roli i gruas që ka shtyrë përpara paqen dhe sigurinë në vend.

“Në bosht të historisë sonë, të popullit tonë, në fazat e ndryshme të saj, si në kohën e rezistencës paqësore, ashtu edhe gjatë luftës së UÇK-së, edhe pas luftës në procesin e ndërtimit të paqes, në procesin e shtetndërtimit, por edhe sot përderisa forcojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë roli i grave që ka shtyrë përpara paqen dhe sigurinë në vendin tonë”, është shprehur ajo.

Në Konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, presidentja Osmani ka thënë se Kosova e meriton të jetë pikë reference në hartën globale sa i përket angazhimit në drejtim të jetësimit të agjendës për gratë.

Osmani ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit, në Kosovë do të ndërtohet Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo gjithashtu ka theksuar përkrahjen e sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, për themelimin e kësaj qendre të ekselencës në Kosovë.

“Me përkrahjen e sekretarit Blinken dhe zyrës së tij për çështje globale të grave, do ta themelojmë së bashku këtë qendër të ekselencës në Kosovë, e cila tashmë hapja e kësaj qendre në Kosovë është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-së për gratë paqen dhe sigurinë dhe pjesë e plani kombëtare të SHBA-ve të veprimit”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.

Osmani nuk ka dhënë detaje rreth kësaj qendre, apo datë se kur do të ndërtohet ajo.

Ndërsa, pjesëmarrës në këtë konferencë ka qenë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se pavarësisht pjesëmarrjes së grave në jetën politike e fusha të tjera, numri i tyre nuk i afrohet atij të burrave.

Dhe kjo, sipas tij, duhet të ndryshojë.

Në kuadër të kësaj konference është mbajtur diskutimi me temën “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS (mbajtja e byzylykut të kyçit me sistemin global të pozicionimit)”, diskutimi me temën “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore”, si dhe diskutimi “Bashkëjetesa dhe toleranca”.

Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, prezantohet edhe hulumtimi për GPS në rajon dhe Kosovë.

Rezoluta 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria”, është miratuar më 31 tetor të vitit 2000 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika