Nëntë minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore, katër nga ta në gjendje të rëndë shëndetësore

Nëntë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore ka thënë kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi

Minatorët e Minierës së Trepçës tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevës.

Gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet, ka thënë kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Në një prononcim të shkurtë për Portalin Dukagjini, Jonuzi ka thënë se vetëm këtë të diel, nëntë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ai theksoi se katër prej tyre janë në gjende të rëndë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore 9 minatorë, katër nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Jonuzi.

Ndryshe, punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës.

Në letrën që Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti,  thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMËA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën”, thuhet në letër.

Sipas tyre, për 133 vitet e fundit ata kanë mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“UMËA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇE KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.

Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës mbështesin grevën e minatorëve të Trepçës, i shkruajnë letër Kurtit

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika