Nga nesër do të reduktohet puna në Pallatin e Drejtësisë, shkak mungesa e klimatizimit

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka bërë të ditur se nga e mërkura do të reduktohet puna në Pallatin e Drejtësisë, pas gjendjes së rënduar në pallat si pasojë e mungesës së klimatizimit

Nga e mërkura e 26 korrikut do të reduktohet puna në Pallatin e Drejtësisë.

Gjatë ditës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të autorizojë kryetarët e Gjykatave që punojnë në pallat për të vendosur rreth reduktimit të punës, në hapësirat ku temperaturat janë të larta.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, pas mbledhjes me kryetarët e Gjykatave ka thënë se kanë ardhur deri te ky vendim, pas gjendjes së rënduar që është në pallat dhe se nuk kanë dashur që të ndërpresin të gjithë punën.

Zogaj tutje ka thënë se pavarësisht kërkesave të shumta që ua kanë bërë institucioneve përgjegjëse, ato kanë hasur në vesh të shurdhër.

Derisa kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka thënë se gjendja në Pallat është e rënduar dhe se ka raste kur edhe janë alivanosur palët në seanca.

Ajo tutje ka thënë se nga nesër do të vlerësojnë në secilën sallë e zyrë, ku mund të punohet e ku jo.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) u ka drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, më anë të secilës paralajmëron ndërprerjen e punës për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ministrit të Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, KGJK-ja thotë se punonjësit në Pallatin e Drejtësisë janë duke punuar në kushte alarmante.

Si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri me 35 gradë celcius, Këshilli Gjyqësor dhe kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, kanë vendosur që t’ju drejtohen me këtë letër të hapur: Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ndër vite, që bashkërisht me secilin nga përgjegjësit të punojmë për përmirësimin e kushteve elementare të punës në Pallatin e Drejtësisë, gjendja është përshkallëzuar më tepër dhe tani kemi arritur në situatën që gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Apelit, të Gjykatës Komerciale dhe të Gjykatës Themelore të Prishtinës të punojnë në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në letrën e KGJK-së drejtuar krerëve të Qeverisë së Kosovës.

Tutje, thuhet se edhe kontrata për mirëmbajtjen e higjienës tashmë ka mbaruar, gjë për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme sipas tyre nuk është duke marrë përgjegjësi.

Siç të gjithë jeni në dijeni, që nga ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë në Vitin 2010 përgjegjës për “mirëmbajtjen e higjienës” dhe “mirëmbajta teknike” është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (ish MAP). Në vitin 2022 pas diskutimeve me personat përgjegjës nga MAPB jemi pajtuar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të merr përsipër mirëmbajtjen e higjienës, por paraprakisht të bartet buxheti i domosdoshëm nga MAPB dhe KGJK  dhe kjo nuk ka ndodhur as me Ligjin për Buxhet të Vitit 2023. Edhe pse përgjegjësit në MAPB ishin në dijeni se KGJK nuk ka buxhet të dedikuar për mirëmbajtjen e Pallatit të Drejtësisë, në muajin Maj 2023 kanë informuar Sekretariatin e KGJK se kontrata për “mirëmbajtjen e higjienës” e lidhur mes MAPB dhe një kompanie private ka skaduar dhe nga ajo ditë MAPB nuk merr asnjë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Në këtë letër thuhet se, për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës, duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesen për higjienën.

Megjithatë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.

Ndërsa, me datë 19 korrik 2023, Këshilli Gjyqësor është informuar se kontrata tjetër e MAPB për “mirëmbajtjen teknike” ka skaduar ( që përfshinë edhe klimatizimin) dhe si pasojë menjëherë të nesërmen temperaturat në hapësirat në Pallat kanë arritur në nivel prej 35 gradë celsius, që është e papërballueshme dhe e dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe të palëve në procedurë. Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave”.

KGJK i drejtohet me letër qeverisë për mungesën e klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika