Nis implementimi i projektit për identifikimin e qenve me pronar

Ilustrim





Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur identifikimin e qenve me pronar.

Kësisoj, atyre do t’u vendoset nga një çip që synon që të njëjtit të jenë nën kontroll, raporton EO.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, i cili ka thënë se projekti fillimisht ka nisur në tetë komunat e Kosovës.

“Ne kemi filluar implementimin e projektit për identifikimin e qenve me pronar. Kemi filluar me tetë komuna dhe kjo ka nisur nga java e kaluar dhe posa t’i nënshkruajmë kontratat edhe me komunat tjera, të cilat do të përfshihen të gjitha komunat dhe do të regjistrohen të gjithë qentë me pronar sepse është obligim ligjor”.

Ai tutje ka thënë se projekti do të implementohet në tërë Kosovën në bashkëpunim me komunat.

Ai ka thënë se nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i tyre dhe se deri më tani një numër i vogël janë regjistruar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kushdo që e regjistron një kafshë, të gjitha shërbimet do të jenë të mbuluara nga buxheti i Kosovës, duke përfshirë çipin, aplikime të nevojshme dhe vaksinimin.

“Qëllimi është që burimet e shumimit të qenve t’i fusim nën kontroll”, ka vijuar Thaçi.

Ndryshe, më 26 tetor, në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar draft-strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028.

Ndërkaq, më 12 nëntor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka ftuar të gjithë qytetarët, veçanërisht, mbajtësit e qenve që nga e shtuna e 12 nëntorit, të fillojnë pajisjen e qenve me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë.

AUV ka theksuar se gjitha shëbimet ofrohen falas, përfshirë këtu edhe kastrimin/sterilizimin e qenve.

AUV: Nis identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip në tetë komuna

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika