AUV: Nis identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip në tetë komuna

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka ftuar të gjithë qytetarët, veçanërisht, mbajtësit e qenve që nga e shtuna e 12 nëntorit, të fillojnë pajisjen e qenve me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë. AUV ka theksuar se gjitha shëbimet ofrohen falas, përfshirë këtu edhe kastrimin/sterilizimin e qenve

Ilustrim, dërguar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë





Agjencia e Ushqimit dhe Veteranisë ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, mbajtës të qenve, që t’i regjistrojnë e t’i pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë.

AUV bën të ditur se të gjitha shërbimet ofrohen falas, dhe krejt çfarë duhet është që t’i dërgoni qentë te veterinari me i afërt i kontraktuar.

Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin apo sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët që janë të interesuar të marrin këtë shërbim, por theksohet se nuk është obligative.

“Është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj. Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim, por nuk është obligative”, thuhet në njoftimin e dërguar për media nga AUV.

AUV ka theksuar se kafshët regjistrohen me të dhënat e pronarit, të  cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve.

“Përderisa ju jeni pronarë shteti ju mundëson që ta legalizoni përmes një mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV”, bëhet e ditur në njoftimin e AUV-së.

Subjektet veterinare të kontraktuara që ofrojnë falas shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit si dhe të kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar në tetë komunat e para, siç bën të ditur AUV, janë:

Komuna e Prishtinës

“King – pet” o.p. – dmv Selatin Mjeku – 044 557 870

“Veterina 1” sh.p.k. – dmv Shefki Ajdini – 044 268 141

“Crazy pet” sh.p.k. – dmv Dardan Pozhegu – 044 248 780

N.sh “Spana” – dmv Korab Gunga – 044 176 653

Komuna e Mitrovicës

Mitro vet” sh.p.k. – dmv Ahmet Osmani – 044 721 842

A.v. “veterinaria” – dmv Avni Kadriu – 044 196 693

“Blendor kadriu b.i.” – Blendor Kadriu – 049 461 010

Komuna e Pejës

“Zoovet ” sh.p.k. – dmv Henrik Nulleshi – 044 221 222

Komuna e Ferizajt

A.v. “Goni” – dmv Agron Pajaziti – 044 680 515

A.v.  “Indriti” – dmv Mexhit Haxhimusa – 044 155 453

“My pet” sh.p.k – dmv Urim Guta – 044 860 712

“Kushtrim Rexhepi b.i.” – dmv Kushtrim Rexhepi – 044 219 162

“Heset Vranovci b.i.” – dmv Heset Vranovci – 044 608 619

A.v. “Veterina” – dmv Ali Halili – 044 238 301

“Besim Uksmajli b.i.” – dmv Besim Uksmajli – 044 453 237

Komuna e Vushtrrisë

“Zenel Zhabari b.i.” – dmv Zenel Zhabari – 049 213 038

“Pharmacion – vet ” sh.p.k. – dmv Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626

“Qerim Basholli  b.i.”  – dmv Qerim Basholli – 044 673 981

“Veterina” – dmv Safet Osmani – 044 147 297

Komuna e Dragashit

“Rexhep Shala b.i.” – dmv Rexhep Shala – 044 201 082

“Verim Mujaj b.i.” – dmv Verim Mujaj – 044 392 099

Komuna e Drenasit

“Sefedin Heta b.i.” – dmv Sefedin Heta – 044 180 947

A.v.  “Drenas” – dmv Elbasan Ibriqi – 045 494 589

“Veterinaria – Drenas ” sh.p.k – dmv Florijan Mulaj – 049 226 365

Komuna e Podujevës

“Nazmi Lahu b.i.” – dmv Nazmi Lahu – 044 170 323

“Sabri Halili b.i.” – dmv Sabri Halili – 044 274 668

“Blerim Vërshevci b.i.” – dmv Blerim Vershevci – 044 319 412

“Hamdi Aliu b.i.” – dmv Hamdi Aliu – 044 170 323

“Isuf Berisha  b.i.” – dmv Isuf Berisha – 044 170 323

Më tej, AUV bën të ditur se së shpejti do të nisë identifikimi dhe regjistrimi i qenve edhe në komunat tjera.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika