Nis mbledhja komemorative për Alush Gashin, Osmani e Abdixhiku shkruajnë në librin e zisë

Ka nisur mbledhja komemorative për nder të Alush Gashit, profesorit dhe politikanit të shquar.

Para nisjes, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani është shkruar në librinë e zisë.

I pranishëm ishte edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kujtojmë se Alush Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

Ndërkohë, ceremonia e fundit mortore do të mbahet nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Prigodë të Istogut, vendi ku pritet të mblidhen familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

 

Të fundit nga rubrika