Nis peticioni në Zveçan për shkarkimin e kryetarit Ilir Peci

Tashmë qytetarët në komunën e Zveçanit kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci

Këtë të premte, qytetarët në Zveçan kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Qytetarët janë mbledhur në grupe të ndryshme.

Ndërsa, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit, Ilir Peci.

Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve do të skadojë të dielën. /EO

Deri më tani, mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve ka nisur në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq.

Lexo dhe: Shkarkimi i kryetarëve, iniciatorët të bindur se do t’i mbledhin nënshkrimet

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika