Nis takimi Kurti-Borrell

Siç njofton Radio Evropa e Lirë, takimi në Bruksel në mes shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nisur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell





 

Ka nisur takimi mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, shkruan REL.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Takimi “urgjent” në Bruksel, Kurti e Vuçiq pritet të takohen me Borrell e Lajçak

 

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika