Takimi “urgjent” në Bruksel, Kurti e Vuçiq pritet të takohen me Borrell e Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë konfirmuar takimin e së hënës në Bruksel. Krerët e dy shteteve fqinje pritet të takohen me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Takimet do të zhvillohen fillimisht ndaras e më pas do të ketë një takim të përbashkët.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para takimit të së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i nevojshëm deeskalimi i situatës.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se duhet të nisë avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave.

“Në mënyrë aktive ne po mbështesim këto përpjekje”.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit është thënë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.

“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21 nëntor do të vazhdojë masa e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe, ndërkaq më 22 nëntor nis shqiptimi i gjobave.

Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth një mijë e 740 qortime, për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshiu qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Vendimi për targat ka tensionuar situatën në veri të Kosovës.

Të mbështetur nga Serbia, shumica e serbëve në veri e kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Ndërsa partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





Shija e redaktorit

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

Më të lexuarat

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Gruaja që u keqtrajtua tash është në gjendje të mirë

Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere, tash është mirë dhe është qetësuar. Nura këtë e tha...

Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua...

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu...

Të fundit nga rubrika