Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kanë nisur takimin e thirrur nga Kurti në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, në kërkim të një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend, ku edhe pas tetë përpjekjesh nuk është konstitua ky institucion.

Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Kurti për këtë takim.

Vazhdimi i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.