Një avion i kompanisë ajrore, Air Montenegro, ka kryer një mision evakuimi të suksesshëm, duke kthyer dhjetëra udhëtarë nga Izraeli dhe vende të tjera të rajonit në Podgoricë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë një njoftim zyrtar, duke theksuar se 101 pasagjerë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia kanë mbërritur në Podgoricë.

Kjo mision evakuimi është ndërmarrë pas një fluturimi të mëparshëm të avionit “embraer 195”, i cili kishte dërguar 116 turistë izraelitë në Mal të Zi më 9 shtator.

Fluturimi për në Podgoricë është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit dhe është konsideruar një sukses i madh për ekipin e aviacionit dhe autoritetet e Malit të Zi.

“I jemi veçanërisht mirënjohës ekuipazhit që bëri fluturimin, për shembullin e tyre të guximit dhe profesionalizmit. Mali i Zi është krenar për ju”, thuhet në njoftimin e MPJ-së malazeze.

Avion #AirMontenegro iz Tel Aviva🇮🇱 sletio u Podgoricu🇲🇪. Doputovao je 101 putnik, iz Crne Gore i još osam zemalja 🇦🇱 🇭🇷 🇽🇰🇲🇰 🇺🇲 🇸🇮 🇷🇸 🇸🇪.

🔸Posebno smo zahvalni posadi koja je realizovala let, na primjeru hrabrosti i profesionalizma.

Crna Gora je ponosna na vas! @VladaCG pic.twitter.com/1tewQAFiYQ

— MFA Montenegro (@MFA_MNE) October 10, 2023

Të hënën, tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit.

Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për RTV Dukagjini.

“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’i ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë MPJD-ja.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka theksuar se po mban kontakte të vazhdueshme edhe me shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen me punë në shtetin e Izraelit si pjesë e stafit ndërkombëtar të organizatave të huaja apo agjencioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së.

Sipas MPJD-së, nga informacionet e deritanishme nuk raportohet se ndonjë shtetas i Kosovës është vrarë apo plagosur gjatë përleshjeve që po vazhdojnë në mes të forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.