Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është përzënë nga shtëpia nga kunati i saj pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gruaja është dërguar me fëmijët në strehimore.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.