Një javë pas vrasjes në “Bon Vivant”, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit Dukagjin Nikollaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Dukagjin Nikollaj, i dyshuar për përfshirje në vrasjen në “Bon Vivant” më 4 gusht ku mbeti i vdekur një 39-vjeçar e disa të plagosur

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar për vrasjen në Bon Vivant më 4 gusht, ku mbeti i vdekur një person dhe disa të plagosur.

Me anë të kësaj fotografie, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij dhe çdo informacion që do të çonte në lokalizimin e tij.

I dyshuari Dukagjin Nikollaj po kërkohet për “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi ose të paautorizuar të armëve”.

Në bazë të kërkimit të shpallur nga policia, i dyshuari ka dy identitete, “Dukagjin Lekaj” dhe “Dukagjin Nikollaj”.

“Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;

– “Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,

– “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,

– “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe

– “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se është bërë avokat i Dukagjin Nikollajt.

“Nga sot, Dukagjin Nikollaj – Duka ka avokat”, ka shkruar në Facebook Gashi, teksa ka shtuar se “incizimet pamje kanë…!”.

Dukagjin Nikollaj është i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Ndryshe, mbrëmja e 4 gushtit përfundoi me fatalitet për një 39-vjeçar, kurse një numër i madh i personave mbetën të plagosur e të lënduar pas një mosmarrëveshjeje brenda lokalit “Bon Vivant” në kryeqytet.

Ekipe të shumta policore kishin rrethuar perimetrin e lokalit, ndërsa njoftuan zyrtarisht se nga të shtënat me armë kishte të plagosur e të lënduar.

Të lënduarit morën plagë kryesisht nga thyerjet e shisheve e xhamave pas përleshjes që nisi në “Bon Vivant”.

Dosja e Prokurorisë në Prishtinë tregon momentin kritik që çoi deri në fillimisht plagosje e më pas vrasjen e Kastriot Ramadanit.

Sipas dosjes, Andi Pajaziti, Gëzim Zakuti, Dukagjin Nikollaj dhe tashmë i ndjeri Kastriot Ramadani, së bashku me një person ende të paidentifikuar, rreth orës 23:17 të 4 gushtit gjendeshin në lokalin “Bon Vivant”.

Sipas Prokurorisë, në afërsi të tavolinës ku ishin duke qëndruar Dukagjin Nikollaj e Kastriot Ramadani, si dhe një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, pranë tyre, duke qëndruar në këmbë, ishin afruar Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.

Dosja e Prokurorisë shpjegon momentin kur palët nxorën armët e zjarrit dhe filluan të gjuajnë në njëri-tjetrin.

Fillimisht, Kastriot Ramadani me të vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti e Gëzim Zakuti, nxjerr armën e zjarrit nga brezi, e njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj, i cili nxjerr armën nga një çantë që e mbante me vete, ku për një moment fillojnë të përleshen fizikisht Pajaziti me të pandehurin Nikollaj.

Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani më një shishe qelqi godet në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, e ky i fundit me armë zjarri shkrep në drejtim të Kastriot Ramadanit. Edhe Kastriot Ramadani kundërpërgjigjet më armë të zjarrit, por nuk është i vetmi, pasi edhe Nikollaj gjuan me armë zjarri në drejtim të Pajazitit.

Veprime këto që, sipas Prokurorisë, kanë rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë, të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.

Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajazi e Hisni Gecaj, ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili edhe kishte ndërruar jetë në QKUK.

Gecaj në përshikrimin e dosjes së Prokurorisë rezulton të jetë pjesëtar i FSK-së.

Gecaj në tërë këtë ngjarje kishte mbajtur në posedim një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

13 persona, sipas Prokurorisë, ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Andi Pajaziti, sipas Prokurorisë, po dyshohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Vepër penale e cila, sipas Kodit Penal të Kosovës, është e dënueshme me jo më pak se 10 vjet dënim me burgim ose me dënim me burgim të përjetshëm.

Pajaziti, sipas Prokurorisë, dyshohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, Pajaziti del të jetë recidivist i shumë veprave penale.

Për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dyshohet Dukagjin Nikollaj, i cili, sipas Prokurorisë, në kohën e kryerjes së veprës penale gjendej në arrati. I njëjti dyshohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Hisni Gecaj e Gëzim Zakuti dyshohen për veprën penale – pjesëmarrje në rrahje.

Si ndodhi vrasja në “Bon Vivant”? (PAMJE)

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika