Një orë e gjysmë pritje në Merdarë
Në pikën kufitare në Merdarë rreth një orë e gjysmë po zgjat pritja për të hyrë në Kosovë. Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka publikuar statistika ku thuhet se pritja në kolonë zgjat rreth 300 metra në Merdarë ndërsa rreth 90 minuta. Në pikat e tjera fluksi vërehet por nuk ka pritje të gjata. Te […]
Në pikën kufitare në Merdarë rreth një orë e gjysmë po zgjat pritja për të hyrë në Kosovë.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka publikuar statistika ku thuhet se pritja në kolonë zgjat rreth 300 metra në Merdarë ndërsa rreth 90 minuta.
Në pikat e tjera fluksi vërehet por nuk ka pritje të gjata.
Te pika kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë zgjasin rreth 20 minuta dhe kolona është rreth 30 metra.

Kujtojmë se ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje për shmangie të pikave kufitare me shtetin fqinj, Serbisë pas “rritjeve” të tensioneve, ku dyshohet se Faton Hajrizi ka vrarë një polic në Lloznicë.
Vrasja e policit në Serbi, MPJD bën thirrje të shmanget lëvizja në territorin serb















