Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur sërish për mosmiratimin e shmangieve të afateve procedurale për buxhetin e vitit 2026 nga deputetët në seancën e sotme plenare.
Sipas Muratit, ky rishikim ishte i domosdoshëm për të mundësuar zbatimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh,
Ai kritikoi qëndrimin e partive opozitare, duke theksuar se refuzimi i tyre pengon ofrimin e një mbështetjeje për familjet.
“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit. Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati.
Nuk miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026, opozita kundër