Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente dhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Nushi ka thënë se këto zhvillime janë ato që PSD-ja, sipas tij, i kishte paralajmëruar gjatë fushatës, duke pretenduar se partitë opozitare do të tërhiqeshin nga qëndrimet e tyre.

“Janë zhvillime të zorit. Atë që e kemi paralajmëruar në fushatë ndodhi. Ne kemi besuar që njëra nga partitë opozitare dorëzohet, në këtë rast u dorëzuan dyja. Fillimisht LDK-ja, ndonëse grupi brenda LDK-së rezistoi dhe pamundësoi që Kurtit t’i jepet një president që i konvenon”, ka deklaruar Nushi.

Ai ka kritikuar PDK-në për ligjin për Specialen, duke e cilësuar atë si një “grackë” dhe “farsë” që, sipas tij, shërbeu për ta bërë kompromisin për zgjedhjen e presidentes të dukej i domosdoshëm.

“Por, pas kësaj ishte PDK-ja, e cila e shpiku një ligj, i cili dita ditës që po kalon po del që është një farsë.

I kemi lexuar nenet e atij ligji dhe të Kushtetutës që ndodhet në përballje shumë të qartë dhe të ashpër njëra me tjetrën…

Kjo ishte vetëm një grackë, që njerëzve ma ua rritë shpresën për një ligj, në mënyrë që kompromisi për presidenten me u duk shumë i thjesht dhe i domosdoshëm”, ka thënë Nushi.

Duke folur për presidenten e re, ai ka deklaruar se Justina Shiroka-Pula është figura që i nevojitej kryeministrit Albin Kurti

“Është presidentja që i është dashtë Kurtit. Ka shumë deputetë e ministra të VV-së që kanë qenë më herët në PDK, ata s’janë më PDK. Ka shumë votues që kanë qenë PDK dhe lamë dal në VV dhe sot e shajnë PDK-në… Justina Shiroka-Pula pikërisht me mungesën e aktivitet politik afatgjatë, pikërisht është një presidente që i duhet Kurtit. Një presidente që painteresuar në përditshmërinë politikë”, ka thënë Nushi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika