Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dyvjeçar nga ekipet e FSK-së

“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dyvjeçar nga ekipet e FSK-së”, kështu ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës në Facebook.

FSK-ja ka njoftuar se pas përpjekjeve të pandalshme të ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është nxjerrë e gjallë edhe nëna e fëmijës dyvjeçar.

“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar”.

FSK publikon momentin kur shpëtohet vajza 2 vjeçare në Turqi (VIDEO)

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat. Motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, ka njoftuar ne FSK-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika