“O zot çfarë lajmi trishtë”, e nisi reagimin qytetari, Blend Zymi në Facebook, teksa thotë se “lajmi për vrasjen e zonjës Murseli sonte, m’ka trondit thellësisht… Zot mëshiroje e familjes qojau gajretin”.

Më tutje, ai ka thënë se kurrë nuk kishte besuar se mund të ketë këso ngjarjesh në Kosovë.

“Çdo dite tronditem me lajme të kronikes se zezë, çdo ditë vrasje çdo ditë vetëvrasje, si asnjëherë ma herët”, e ka përfunduar reagimin e tij në Facebook Zymi.

“Me tu këputë zemra nga vrasja e Liridonës në Prishtinë”, ka reaguar qytetarja Flutura Kusari në Facebook.

“Ky është alarm i kuq për sigurinë publike në Kosovë”, ka reaguar pas vrasjeve të fundit në Kosovë profesori universitar Alban Zeneli.

Ai ka thënë se për “tri ditë: dy vetëvrasje, dy vrasje me vetura Një vrasje me grabitje”.

“E trishtueshme … Kosova po bëhet vështirë e jetueshme”, nis reagimi i qytetarit, Abdullah Klinaku.

Më tej, ai ka thënë se këto statistika janë të frikshme.

“Në Prishtinë vritet një grua. Vritet nga hajnat gjatë grabitjes. Në Suharekë para më pak se një jave u plagos një polic nga hajnat. Hajnia dhe grabitja këto kohë është shtuar trishtueshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Policia u dashtë qe sa ditë me pas një plan operacional të qartë dhe të punojë në parandalimin e hajnive që tashmë Kosovën po e shndërrojnë në ankth”, ka kërkuara Klinaku që të këtë siguri më shumë në vende nga organet përgjegjës për sigurinë.

“O Zot, o Zot!. Kah po shkon kjo shoqni?! Shoqni i thënçin!”, ky është reagimi i qytetarit Liridon Kurti, i cili ka reaguar për vrasjen e gruas në Prishtinë nga grabitësit.

“Sonte, … Një grua u vra gjate një plaçkitjeje … ngjarje tragjike tronditi Prishtinën” e nis reagimin qytetari Luan Hasanaj në Facebook.

Më tutje, ai ka thënë se vendi po përballet me një valë të rritur të grabitjeve dhe të dhunës dhe, sipas tij, kjo është e papranueshme.

“Kjo rritje e krimit e ka prekur sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të zakonshëm. Çdo person duhet të ndihet i sigurt ne rrugët e qytetit te vet, në shtëpinë e vet, në jetën e përditshme. Por, duket se kemi arritur në një situate ku vendosmëria për të sulmuar, plaçkitur, ose edhe me keq, për të marrë jetën e dikujt, po behet e zakonshme”, ka thënë Hasanaj.

“Viktima ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë”, policia jep detaje për vrasjen e gruas në Prishtinë