O’Brien i kërkon Kurtit përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe gjatë diskutimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka diskutuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një postim në platformën X, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, ka shkruar ai në X.

Kryeministri Kurti dhe O’Brien kanë zhvilluar takimin këtë të mërkurë gjatë qëndrimit në Gjermani.

Gjithashtu, mbrëmjen e së martës, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka telefonuar kryeministrin Kurti, të cilit ia ka përmendur rëndësinë e zbatimit të Asociacionit në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kështu është njoftuar nga Presidenca franceze, ku thuhet se Macron ia ka rikujtuar Kurtit mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

Osmani: Draft-statuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese

Ndërsa, më 23 prill, presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë.

Osmani ka folur edhe për Asociacionin duke thënë se “e dimë që ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, por janë disa parime të cilat i kemi parasysh dhe i kemi si vija të kuqe në zbatimin” e tij.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika