Oda e Avokatëve-Qeverisë: Të trajtohet çështja me seriozitet, Gjyqtarët dhe Prokurorët meritojnë paga të dinjitetshme

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas reduktimit të detyrave dhe pezullimit të mardhënieve me Qeverinë nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, ka reaguar Oda e Avokatëve duke kërkuar nga Qeveria që çështja të trajtohet me seriozitet





Oda e Avokatëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokuorëve gjersa i ka bërë thirrje kësaj të fundit, që ta trajtoj me seriozitet këtë çështje.

Përmes një komunikate, Oda e Avokatëve ka thënë se me një vendim të tillë, rrezikohet rënia e numrit të të interesuarve për të punuar në këto pozita, që nënkupton se pasojat e tilla do të bien në kurriz të qytetarit.

“Pushteti Ekzekutiv, duhet të mbështes pa kushtimisht sistemin e drejtësisë pa dallim, e veçanërisht të krijoj politika që ky sistem të ketë pavarësi financiare. Duhet theksuar se zbritja e pagave për Gjyqtarë dhe Prokuror nënkupton kthim prapa, derisa do të shtohet rreziku i rënies së të interesuarve për të punuar në këto pozita, që nënkupton se pasojat e tilla do të bien në kurriz të qytetarit, sepse mund të ketë rënie edhe të efikasitetit dhe vullnetit e përkushtimit në punë”, ka deklaruar Oda.

Krahas kësaj, është theksuar nga ana e tyre se është detyrim i Shtetit që të ofroj garanci për krijimin e kushteve ligjore dhe financiare për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe më të mirë të të drejtave të qytetarëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës, bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta trajtoj me seriozitet këtë çështje, pasi që paga është e drejtë themelore e secilit individ dhe e cila duhet të jetë e përputhshme me përgjegjësitë e secilit, ashtu që Gjyqtarët dhe Prokurorët meritojnë të kenë paga të dinjitetshme.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë.

Një veprim i tillë vie për shkak të vendimit të fundit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëjtë ka veprur edhe KPK-ja.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas vendimit për uljen e pagave, Gjykatat reduktojnë punën dhe pezullojnë bashkëpunimin me Qeverinë





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika