OJQ-të e Kosovës: Të propozohet shkarkimi i të gjithë anëtarëve të OShP-së, jo vetëm i Kimete Gashit

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për të propozuar shkarkimin e Kimete Gashit, kryetare e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave.

Në reagimin e tyre thuhet se propozimi për shkarkimin e Gashit dhe jo anëtarëve të tjerë, është veprim selektiv “i cili amniston nga përgjegjësia anëtarët e tjerë të Bordit të OSHP-së që votuan njëjtë sikurse e propozuara për shkarkim”.

Po ashtu, sipas OJQ-ve, përvecse selektiv, veprimi i Qeverisë i cenon edhe parimet e Kushtetutës së Kosovës.

“Në frymën e Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë dhe Rregullores së Punës së OShP-së, vota e anëtarëve të paneleve shqyrtuese është e barabartë dhe duhet të bëhet sipas bindjes së lirë së anëtarit në raport me provat dhe argumentet e çështjes kontestimore. Në këtë drejtim, vendimi i sotshëm i Qeverisë që anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi, t’ia propozojë Kuvendit për shkarkim, me arsyetimin se ajo e ka udhëhequr panelin shqyrtues, i cili përmes një vendimi ka mundësuar importin e insulinave pa autorizim-marketing, është diskriminues dhe selektiv, si dhe cenon parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është ai i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit”, thuhet në reagimin e tyre.

Veprimet e anëtarëve të OShP-së, sipas OJQ-ve, nuk mund t’i faturohen vetëm Kimete Gashit.

“Roli i Kimete Gashit, sipas procedurës, si kryetare e paneleve shqyrtuese, në rastin e shqyrtimit të tenderit për insulina, është administrativ, bazuar në rregulloren e OShP-së. Respektivisht, pasojat e vendimeve të nxjerra nga panelet e kryesuara nga ajo, nuk mund t’i faturohen vetëm asaj, duke pasur parasysh se vendimmarja në këto shqyrtime është kolegjiale. Rrjedhimisht, të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese, që kanë votuar njëjtë si Kimete Gashi, duhet të propozohen për shkarkim, dhe ndaj të njëjtëve duhet të kërkohet llogaridhënie institucionale dhe jo të amnistohen”, thuhet në reagimin e tyre.

OJQ-së nënshkruese të kësaj kërkese janë:

Democracy Plus

Group for Legal and Political Studies

Iniciativa për Progres – INPO

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

Kosovo Laë Institute

Levizja Fol.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Kimete Gashi.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, Gashi ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika