Operacioni policor kundër bixhozit, 34 persona të arrestuar dhe bastisje në 50 lokacione

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e gjerë kundër veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, në të cilin janë arrestuar 34 persona të dyshuar.

Sipas njoftimi nga Policia, aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, dhe ka përfshirë disa rajone, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë, Istogun dhe Skenderajn, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.

Gjatë bastisjeve, policia ka sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, 29 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se veprime të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga njësitë rajonale dhe stacionet policore përkatëse, duke sjellë rezultate konkrete në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale.

Në kuadër të këtij operacioni, aksione janë zhvilluar edhe në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione, janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.

26 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit në Mitrovicë e Vushtrri

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika