Opozita përplaset me pozitën në lidhje me themelimin e komisionit për energji

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë për të debatuar mbi sigurinë në vend, por kanë filluar përplasjet mes pozitës dhe opozitës për themelimin e një komisioni hetimor për energjinë, për të cilin opozita ka mbledhur nënshkrimet e duhura

Kuvendi i Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të hidhet në votim mocioni për themelimin e një komisioni hetimor për energji.

Tahiri bëri të ditur se tashmë kanë mbledhur 40 nënshkrime, dhe se Kuvendi e ka për obligim që ta votojë themelimin e komisionit, sepse, sipas tij, kjo është e drejtë kushtetuese e opozitës.

Atij iu përgjigj shefja e grupit parlamentar të Lëvizes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari, duke thënë se, ligjërisht nuk është i mundur themelimi i komisionit në fjalë, sipas kërkesës së opozitës.

“Nuk përmendet fakti se 40 deputetët nënshkrues janë iniciues, kryesuesi zgjidhet nga një grup parlamentar që nuk janë iniciues. Do të thotë, në rrethanat aktuale, pamundësohet themelimi i komisionit, përderisa të gjitha partitë opozitare janë nënshkrues. Me ligj, në këtë rrethanë nuk mund të jetë asnjë kryesues nga opozita”, deklaroi Kusari.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjs Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari

Asaj iu kundërpërgjigj Abelard Tahiri, duke thënë se, nëse ky mocion nuk formohet, nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“PDK është propozuese e këti komisioni, nuk është as LDK e as AAK, deputetët e kanë nënshkruar kërkesën e PDK-së, neve si grup parlamentar nuk na takon kryesimi i komisionit. Nëse ju mendoni që po bëjmë shkelje kushtetuese, unë ju inkurajoj që t’i drejtoheni gjykatës kushtetuese. 40 nënshkrime nevojiten për formim të komisionit. Tash është formalitet, duhet të votohet. Këtu nuk ka zgjidhje Kuvendi“, tha Tahiri.

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Pro themelimit të këtij komisioni, u deklaruan edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Arben Gashi ka thënë se pozita ka për qëllim t’ia heq funksionin mbikqyrës opozitës.

Ai ka shtuar se ky komision duhet të themelohet, dhe se nuk ka asnjë shkelje ligjore nga opozita.

Nëse nuk formohet komisioni, Gashi ka paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë ku kërkohet vota e tyre.

“LDK e përkrah mocionin procedural për futjen si pikë e rendit të ditës. Sa i përket cështjeve të ngritura nga Kusari, LDK nuk është iniciues i themelimit të komisionit, disa deputetë individualisht kanë përkrahur këtë komision, ka deputetë nga radhët e LDK-së që nuk janë nënshkrues. Në bazë të kushtetutës mund ta udhëheqim këtë komision”, deklaroi Gashi.

Shef i GP i LDK-së, Arben Gashi

Formimin e këtij komisioni e ka kërkuar edhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës.

“Kam kërkesë për ty kryetar dhe Kusari, se është e domosdoshme ta merrni seriozisht dhe të votoni. Nuk do ta pranojmë asesi mosthemelimin e këtij komisioni. Unë jam nënshkrues, jo iniciues. Pyetja, çka jemi duke dashur të fshehim. Pse nuk duam të kemi një hetim parlamentar dhe e shohim a ka reaguar qeveria në kohë për krizën”, tha ai.

Shef i GP të AAK-së, Besnik Tahiri

Pas pak pritet që ky komision të dalë në votim.

Kuvendi sot mban seancë për sigurinë në Kosovë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika