Osmani kujton dëshmorët: Do të përpiqemi t’i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka thënë se do të përpiqen që t’i përmbahen vizionit të të rënëve për atdheun, ka theksuar se ata janë dëshmi e veprimeve barbare të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka deklaruar se do të përpiqen që t’i përmbahen vizionit të të rënëve për atdheun.

Osmani, teksa ka theksuar se të rënët janë dëshmi e veprimeve barbare të Serbisë, ka thënë se kujtimi për ta shtyn drejt angazhimit për të vënë në vend drejtësinë.

“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme”, ka thënë ajo, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

“Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, shtoi ajo.

Të njëjtën ditë, 23- vjet më parë, në Ribar të Vogël të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe u masakruan civil, në mesin e të cilëve edhe ata nga Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar.

Njësoj bën edhe në Dyz të Podujevës, ku makineria vrasëse e regjimit gjenocidal serb, në fokus pati civilët.

Ndryshe, paraditen e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë, dhe më pas pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë

Pas homazheve, Kurti para mediave ka thënë se, e kaluara e lavidshme e dëshmorëve është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet.

“Kujtimi dhe përkujtimi ynë për ta është dëshmi që ne besojmë për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë, e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb”, është shprehur Kurti.

I pari i ekzekutivit, ka theksuar se si qeveri duke iu falënderuar gjakut të dëshmorëve nuk do të harrojnë se nga vijnë.

Sipas Kurtit, atyre që kontribuuan dhe sakrifikuan, shteti i Kosovës u ka borxh që të ardhmen ta bëjë shumë më të mirë e më të ndritshme sesa që ëhstë tani e ishte në të kalurën.

Gjatë homazheve, Kurti ishte i shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe bashkëpartiakët e tij.

Kurti për Ditën e Dëshmorëve: E kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen e Kosovës si shtet

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika