Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Petrovci pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Enver Petrovci.

Osmani ka theksuar se Petrovci mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës sonë, i cili me talentin dhe veprën e tij i dha artit kosovar profesionalizëm dhe dinjitet.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë. Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, miqve të tij dhe gjithë komunitetit kulturor, duke shtuar se bashkëndjen dhimbjen e humbjes dhe u inkurajoi që të gjejnë forcë në këto momente të rënda.

Aktori dhe regjisori Enver Petrovci ndërroi jetë të hënën, më 22 shtator 2025, në moshën 71-vjeçare.

Vdes aktori Enver Petrovci