Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit: I përjetshëm kujtimi për ta

Këtë të diel presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit, duke thënë se "i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit, të dielën e 29 janarit.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje Osmani ka shtuar se “me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre”.

“I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka theksuar presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika