Osmani pret ministrin e Jashtëm të Bosnjës: Vizitë që dëshmon rëndësinë e dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se Konaković e ka pranuar ftesën e saj për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. “Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se Konaković e ka pranuar ftesën e saj për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar presidentja Osmani.















