Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, Osmani thotë se diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.
Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, Osmani thotë se diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falenderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë”, ka shkruar Osmani.
















