Osmani takon Milanoviqin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, me të cilin ndër të tjera ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe sfidat e sigurisë në veri të vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve bilaterale në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni, është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatët kyç të Kosovës në rajon dhe strukturat euroatlantike, teksa marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi lidhje miqësie që ekzistojnë historikisht ndërmjet dy shteteve.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për gjithë mbështetjen që Kroacia ka dhënë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Falënderova presidentin Milanoviq për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën dhe për përpjekjet tona drejt integrimit euroatlantik. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet në rajon dhe hapat për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Të dy liderët diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar angazhimin për paqe e stabilitet.

Presidentja Osmani e ka informuar presidentin Milanoviq lidhur me sfidat e sigurisë në veri të vendit të cilat po shkaktohen nga strukturat ilegale që organizohen, paguhen dhe nxiten nga Serbia.

“Presidentja Osmani ritheksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO si dhe në Këshillin e Evropës, ku për momentin është duke u trajtuar aplikacioni i Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare. Mbështetjen nga Kroacia ajo e vlerësoi si kyqe në të gjitha këto procese”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

LEXO EDHE: Osmani takohet me Pendarovskin, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike

Takimi i të dy presidentëve në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni u përqendrua edhe në përkushtimin e Kosovës dhe Kroacisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, adresimin e çështjeve jetike si integrimi evropian, perspektiva e të rinjve dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani dhe presidenti Milanoviq, ndër të tjera në takim diskutuan dhe shprehën gatishmëri për ta rritur bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, ekonomisë, si dhe në sfera të tjera.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika