OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

OVL- UCk-së ka njoftuar se do ti bashkohet protestës që do të mbahet ditën e hënën kundër deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, për politikan serb, Oliver Ivanoviq

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se do të jenë pjesëmarrës në protestën e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së.

Kjo protestë që do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, u thirr për shkak të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për politikanin serb Oliver Ivanoviq, të cilin Kurti e përshkruajti si njeri të përkushtuar.

“E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju”, ka shkruar Klinaku.

Kurti, përkujtoi vdekjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Ivanoviq.

“Sot, ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se “Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komuntetit dhe qytetit të tij”.

“Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre, me të cilët, nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika