Pa votat e opozitës, miratohet Projektligji për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg me 63 vota për, pa vota kundër dhe pa abstenim.

Por, ky projektligj nuk ka marrë përkrahjen e opozitës në Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se nuk mund t’i lejohet një partie të vetme “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

Ndërkohë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se partia e saj e përkrah projektligjin në parim, por jo mënyrën se si është ndërtuar ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,  tha se ligji krijon vetëm kushte formale për një bord, ndërsa vendimmarrja reale, sipas tij, mbetet te Qeveria dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai ka theksuar se nëse Qeveria do të donte të intervenonte kundër rritjes së çmimeve, do ta ulte akcizën dhe TVSH-në.

Opozita s’e përkrah Projektligjin për çmimet tavan

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika