Pacolli mbështet fuqishëm marshin për ish-krerët e UÇK-së

Ish-presidenti i KosovëS. Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se mbështet marshin për drejtësi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

“Përkrahi fuqishëm marshin për drejtësi, sepse sipas tij, nuk mund të heshtim kur po na sulmohet historia, kur gjykohet lufta jonë për liri dhe pavarësi dhe kur ata që bënë gjenocidin në Kosovë sot ecin të lirë në Beograd dhe drejtojnë çdo instancë shtetërore në Serbi”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet marshin për drejtësi dhe ka bërë thirrje që të jemi të gjithë në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare.

“Ne nuk guxojmë të lejojmë që kapitulli më i ndritur i historisë së Kosovës të rishkruhet me agjendën dhe lapsin e Beogradit”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Javën e ardhshme fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim prej dy vitesh e gjysmë.

Pacolli, duke deklaruar mbështetjen e tij për marshin, ka shtuar se ne si kosovarë nuk mund të heshtim kur ata mbahen në paraburgim për dy vjet e gjysmë, duke shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.

“Kjo bëhet më e vështirë kur krerët e gjenocidit që serbët bënë në Kosovë janë liruar nga Tribunali i Hagës dhe disa prej tyre kanë qëndruar në Beograd gjatë procesit”, ka thënë tutje ai.

Mbështetja për këtë marshim nuk ka të ndalur, pasi shumë figura të njohura të Kosovës kanë deklaruar përkrahjen e plotë e këtij organizimi si një formë proteste për drejtësi, që do të zhvillohet të dielën, më 2 prill.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Ushtria Çlirimtare Kosovës, meriton përkrahje e respekt po ashtu dhe ish-krerët e saj.

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!”, ka thënë Mustafa

Gjithashtu, edhe Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të enjten ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika