Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë

Shefi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Egzon Pacolli, i cili dëgjohej në një audio-incizim të bërë publik në “Debat Plus” në një bisedë me zyrtarin e komunës së Prishtinës, Gentrit Syla dhe një delegati e që premtonte që do të punësonte bashkëshorten e delegatit nëpërmjet një konkursi.

Pacolli, i inkuadruar nëpërmjet linjës telefonike në “Debat Plus”, u shpreh se nuk ka kompetenca të punësojë njerëz e edhe ky si Syla, pretendon se audio-incizimi është i montuar vetëm për t’i shantazhuar pas votës së tyre kundër Abdixhikut.

“Nuk e di çka ka rrjedhë në këtë audio-incizim, unë nuk e kam në kompetencë askënd për me punësu seni i pari, seni i dytë nuk bëjë premtime të Lumir Abdixhikut që ai zotnia u bën premtime të lloj-llojshme delegatëve – unë nuk jam Lumir me bo këso incizime. As nuk bëjë kërcënimet as delegatëve, as asamblistëve as nuk iu bëjë premtime, ky është grup që fatkeqësisht po më dhimen në çfarë gjendje kanë ardh. Ky incizim që paska dalë unë nuk jam i përfshirë fare, më ka thirrë ky djali, Gentriti, për një çështje krejt tjetër por për çfarë e ka përdorë grupi montues i Lumir Abdixhikut, unë nuk e di – këto janë metoda të Dejona Mihalit e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe metodat e punësimit edhe të incizimit – unë nuk jam person që punësojë njerëz aty”, u shpreh Pacolli.

Syla pas audio-incizimit: Nuk kam asnjë kompetencë për punësime

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika