Pacolli pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij: Dhimbjen e ndaj me dy familjet e së ndjerës

“Lajmi tmerrshëm për tragjedinë në familjen Muresli”, kështu ka thënë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit Naim Murseli, duek shtuar se ndan dhimbjen me dy familjet e së ndjerës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Një vrasje e tragjike ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi” të mërkurën, ku një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dukagjini kishte mësuar se e ndjera është identifikuar si gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Pas lajmit të trishtë, Pacolli ka reaguar në Faceboook duke shprehur ngushëllime për dy familjet e së ndjerës.

Në një postim të ndarë në Facebook, Pacolli shkruan: “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”.

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën vonë se një grua është gjetur e vrarë në një veturë në Prishtinë.

Sipas informatave që posedon redaksia, dyshohet se fillimisht Murseli, i cili ishte me familje në veturë, ishin cak i një grabitjeje, ku pas të shtënave nga grabitësit mbeti e vrarë gruaja e tij.

Sipas informacioneve të para të Policisë, “dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”.

Policia në koordinim me Prokurorinë, tashmë kanë nisur hetimin dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika