Parandalohet një tjetër rast i kontrabandës së mallrave në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra nga Serbia në veri të Mitrovicës, ndërsa, personi i dyshuar së bashku me automjetin e tij është dërguar në stacionin policor në Leposaviq

Ilustrim

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacione në teren.

Të mërkurën më 23 shkurt, rreth orës 18:15, në fshatin Jarinje e poshtme, gjatë realizimit të detyrave të patrullimit, Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyrë hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë.

Foto nga Policia e Kosovës

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: farmerka, kampiona {këpurdhë}, djath, ajkë dhe mallra nga tekstili.

Personi i dyshuar që rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra, së bashku me automjetin e tij është dërguar në stacionin policor (SPMK) në Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.

Gjithashtu, Policia e Kosovës, gjatë datës 22 shkurt të vitit 2023, ka arritur që të lokalizojë dy persona, të cilët kanë tentuar që të bëjnë kontrabandimin me kafshë shtëpiake (dele) nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë arritur të largohen për shkak të terrenit malor, por policia për delet e ka njoftuar Doganën e Kosovës dhe AVUK-u për procedura të mëtutjeshme.

“Fsh. Banjë, Zubin Potok 22.02.2023 – 16:20. Raportohet se janë vërejtur dy të dyshuar deri më tani të panjohur, të cilët nga territori i Serbisë ishin duke sjellë disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”,

“Njësitet policore kanë lokalizuar kafshë, ndërsa personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor kanë ikur në territorin serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës është konsultuar me prokurorin e shtetit për këtë rast.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika