Pas Kurtit, Borrelli nis takimin me Vuçiqin

Siç njofton REL, takimi në mes të Borrellit dhe Kurtit në Bruksel tashmë ka përfunduar, ndërsa po mbahet takimi ndërmjet Borrellit dhe Vuçiqit. Më pas pritet takimi i përbashkët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka pritur në takim, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan REL.

Borrell kishte njoftuar se fillimisht do të mbajë takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Më pas pritet takimi i përbashkët.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Nis takimi Kurti-Borrell





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika