Osmani pret sot në takim liderët politikë në kërkim të zgjidhjes për Kuvendin
Pas më shumë se një muaji përpjekjesh të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të ri, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret sot në ora 13:00 në një takim konsultativ liderët e partive politike parlamentare. Ky takim vjen pas 15 seancash të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pas një sërë akuzash të ndërsjella […]
Pas më shumë se një muaji përpjekjesh të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të ri, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret sot në ora 13:00 në një takim konsultativ liderët e partive politike parlamentare.
Ky takim vjen pas 15 seancash të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pas një sërë akuzash të ndërsjella mes partive për mungesë vullneti politik dhe bllokim të procesit.
Megjithatë, qëndrimet e partive mbeten të pandryshuara, sidomos për sa i përket kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Nga ora 15:00, presidentja do të takohet edhe me përfaqësuesit e subjekteve të komuniteteve joshumicë, për të diskutuar po ashtu mbi ngërçin institucional.















