Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiq sulmon komisioneren e BE-së, Marta Kos

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ashpërsuar retorikën ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian pas vendimit për pezullimin e fondeve për Beogradin, duke sulmuar publikisht komisioneren për zgjerim, Marta Kos.

Gjatë një vizite në Shid, Vuçiq deklaroi se ka ndërprerë komunikimin me disa zyrtarë të huaj, për të cilët tha se “nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë”, ndërsa përmendi drejtpërdrejt edhe Marta Kos.

“Shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, deklaroi Vuçiq, raportoi Nova.rs përcjell Dukagjini.

I pyetur nëse, si president i Serbisë duhet të mbajë komunikim me përfaqësuesit e BE-së, Vuçiq reagoi me tone ironike, duke aluduar në një bisedë hipotetike me komisioneren evropiane dhe duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij lidhet edhe me arsye personale.

Pavarësisht kritikave ndaj Brukselit, Vuçiq deklaroi se Serbia do të vazhdojë të mbetet në rrugën evropiane.

Presidenti serb komentoi edhe aktivitetet e organizuara për Ditën e Evropës në Shtëpinë Evropiane përfshirë koncertin e këngëtarit Darko Rundek pranë ambienteve të BE-së në Beograd.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika